Elton John ka folur së fundmi për bashkëpunimin, ‘Cold Heart’ me Dua Lipa.

“Unë e adhuroj atë. Ajo është jashtëzakonisht e talentuar. Absolutisht e shkëlqyer  dhe kaq profesioniste. Është kënaqësi të jesh pranë dikujt që është kaq e re, Ka bërë shumë tashmë dhe është kaq e përulur,” tha John për Lipën. “Ajo është gjithashtu shumë argëtuese”. Këngëtari   dhe Lipa, u takuan fillimisht në një ngjarje të Fondacionit AIDS. John dhe burri i tij David Furnish më vonë darkuan me artisten për të paraqitur idenë e punës së bashku.

Vitet e fundit, John është bërë mentor i artistëve të tjerë të rinj si Lipa, duke përfshirë; Ed Sheeran dhe Sam Fender. Ai i tha Variety se dëshira e tij për të ndihmuar yjet e ardhshëm vjen që kur erdhi për herë të parë në SHBA dhe mori urime nga yje si Neil Diamond, Leon Russell, Brian Wilson dhe George Harrison.

“Ishte aq e bukur që  gjithë ata njerëz, që i kisha idhull gjetën kohë për të thënë: “Bravo”, tha ai. ” Unë isha aq i mahnitur nga kjo dhe kaq i prekur, dhe ka qenë në ADN-në time që atëherë, sa duhet gjithmonë t’i telefononi dikujt nëse ai po bën punë të mirë.”