elona meco_1
Gazetarja Elona Meço, si gjithnjë aktive në komentimin e ngjarjeve kryesore politike, këtë herë ka dhënë një opinion të shkurtër mbi shkrimin e fundit të Ben Blushit (rubrika Ide, lapsi.al). Tema e marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët, që së fundi janë tensionuar ndryshe, dhe këndvështrimi i Blushit mbi to, është vetëm një pjesë e së vërtetës sipas Meços. Më poshtë komenti i plotë i saj:

“A mundet Ben Blushi të çlirohet nga kompleksi i Hirushes dhe të bëhet i pavarur?
Po, mundet! Si? Shumë e thjeshtë!
Së pari, Ben Blushi duhet të pranojë se të mirat e mëdha që i kanë ndodhur këtij vendi nuk janë fryte që Shqipëria i mblodhi nga pamundësia e të tjerëve, por janë meritë e Sali Berishës. Jo rastësisht kanë ndodhur të gjitha gjatë qeverisjes së tij.
Së dyti, Ben Blushi duhet t’u japë fund ëndrrave se Edi Rama do ta pesojë prej narcisizmit të vet.
Së treti, përsa kohë Ben Blushi, nën ndikimin e kompleksit të Hirushes, do të thotë gjysëm të vërteta, ai do të vazhdojë të jetë larg iluminizmit europian që predikon dhe do të vazhdojë të mbetet një ballkanas krenar!”.