Elon Musk pësoi një pengesë të madhe në betejën e tij ligjore me Twitter Inc në raundin e parë, pasi kompanisë iu dha një gjyq i përshpejtuar.

Musk  do përballet me Twitter në një Gjykatë Kancelarie në Delaware këtë tetor, megjithëse CEO i Tesla donte që data të shtyhej në shkurt 2023.

Pasi CEO i Tesla tha se donte të largohej nga marrëveshja pasi ishte mashtruar në lidhje me numrin e robotëve në platformë, Twitter e paditi  javën e kaluar, duke pretenduar se ai është i detyruar të përfundojë blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të rrjetit social.

“U bë e qartë se Musk nuk do të merrte kurrë “po” për një përgjigje,” tha për mediat avokati Bill Savitt, që përfaqëson Twitter.

“Twitter mund ta menaxhojë këtë , por kompania po përballet me një rritje të konsiderueshme të rrezikut… nga deklaratat e zotit Musk”.

“Çështja në këtë rast nuk është – dhe nuk mund të jetë – sa llogari të rreme mund të ketë në Twitter,” u shpreh Savitt, duke shtuar se marrëveshja nuk përmend as spam, bots apo llogari të rreme. “Mund të ketë, por nuk ka.”

“Ne dyshojmë sinqerisht se Musk dëshiron ta mbajë Twitter-in nën presion të madh për  të rritur ndikimin e tij”, përfundoi avokati.

Përfaqësuesi ligjor i Elon, Andy Rossman, ripohoi pretendimet e Musk në lidhje me bots dhe spam në platformë duke thënë se “miliarda veprime  duhet të analizohen”.