Falë progresit të bërë në vaksinimin e popullsisëm Britania mund t’i kthehet jetës normale si para pandemisë. Ky ka qenë përfundimi i nxjerrë nga eksperti britanik i sëmundjeve infektive, Mike Tildesley. Tildesley tha se me gjasa masat do të fillojnë të zbuten nga muaji tjetër pasi procesi i vaksinimit po avancon me ritme të shpejta në këtë vend.

Mesazhi i tij ka qetësuar shumë qytetarë që po hidhnin hipoteza se çfarë i priste: duke aluduar mbi një verë që mund të kalohej në karantinë. Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock tha ditën e djeshme se ai priste një verë të qetë, në të cilën të gjithë mund të shijonin rrezet e diellit pa maska. Megjithatë gjyshmë ore pas deklaratës së tij, ministrja Liz Truss tha se ishte e rrezikshme që ministrat të bënin të tilla deklarata në publik.

U desh një deklaratë e ekspertit britanik Tildesley, i cili foli për vijueshmërinë e procesit të vaksinimit, për të qetësuar dhe për të risiguruar britanikët se kjo verë mund t’i gjejë pa praninë e virusit nëpër këmbë. Megjithatë Tildsey ka paralajmëruar se nuk duhet që britanikët të gëzohen nga një fitore e vogël dhe të neglizhojnë masat për parandalmin e përhapjes së virusit.

 

Burimi: Daily Mail