Gazetarët e terrenit të mediave në vend janë mbledhur këtë mëngjes përpara parlamentit në shenjë proteste për të kundërshtuar vendimin e Byrosë së Kuvendit që përjashton këta të fundit të marrin pjesë në mbledhjet e Komisioneve parlamentare. Me pankarta në duar gazetarët janë kundër këtij vendimi si cenim i punës së tyre.

Sipas tyre, kjo pengon punën e gazetarëve, duke theksuar se misioni i saj është të transmetojë gjithçka që sheh vetë dhe jo atë që servir një institucion i caktuar shtetëror.Pak ditë më parë Byroja e Kuvendit vendosi për të mos lejuar praninë fizike të gazetarëve në mbledhjet e komisioneve parlamentin.