Roma sapo i ka dërguar një letër ankesë Lega Serie A duke kërkuar sqarime mbi shtyrjen e ndeshjes së kampionatit Juventus-Napoli. “Kërkesat për shtyrje – argumenton Roma në letër – duhet të paraqiten të paktën 15 ditë para ndeshjes. Ju kërkojmë të kontrolloni kur është bërë kërkesa dhe mbi të gjitha arsyet e interesit sportiv që qëndrojnë në themel të dispozitës suaj”.

“Vendimi për të spostuar ndeshjen, në mungesë të motiveve të qarta sportive, duket se është marrë me qëllimin e vetëm për të siguruar një avantazh të padrejtë për Napolin në dëm të Romës me kondicionimin e dukshëm të rezultatit të rregullt të kampionatit”, shkruan klubi verdhekuq përsëri në letër.


Ndeshja duhej të ishte luajtur në 4 tetor, por Napoli – duke dëgjuar mendimin e ASL vendas, pas rasteve të Covid në ekip – nuk u paraqit në Stadium, duke humbur 3-0 në tryezë. Pas apelit në Kolegjin e Garancisë në Coni, ndeshja u shty për 17 mars, ndërsa dje erdhi lajmi për zhvillimin e saj në 7 Prill.