Dua Lipa mungoi në “Sunny Hill”, ama kryeministri shqiptar është këtu që të shuaj dyshimet. Edi Rama njoftoi se e presin super yllin botëror në nëntor të Tiranë.


Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata e tretë dhe e fundit e “Sunny Hill Festival” në Tiranë. Në festival perfomoi shumë reperë të famshëm botëror.

 

Stormzy, Fedez e shumë të tjerë performuan për tri ditë rresht.

 

“Sunny Hill Festival” u mbyll pa performancën e Dua Lipës. Por, ylli botëror do të performojë në një tjetër datë.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që njoftoi koncertin e nëntorit me një video përmes ‘Sunny Hill Festival”.

“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në ‘Facebook’.