Ka nisur në Tiranë protesta e dytë masive kundër rritjes së çmimeve të produkteve të shportës dhe karburantit. Qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë për të shpalosur edhe njëherë kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Disa prej protestuesve thërrisnin “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru…”

Më herët gjatë javës kërkesat u parashtruan dhe qeverisë iu la ultimatum deri ditën e sotme për t’i plotësuar.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë skenari i protestuesve në vijim kur duket se Edi Rama s’ka ndërmend të bëj lëshime për të mbrojtur qytetarët nga rritja katastrofike e çmimeve. ©LAPSI.al