Presidenti Ilir Meta përkujtoi sot 22 vjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari. Përmes një postimi në facebook Meta thotë se vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë.

“Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinetit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane.

“Shqipëria si gjithë Europa” edhe më aktuale pas 30 vitesh!

O TANI O KURRË!”