Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo do të jetë nesër në Shqipëri për të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”.

Mësohet se do të jetë Universiteti i Tiranës ai që do ti japë titullin Pompeo, ndërsa ceremonia do të mbahet nesër tek ish-Sheratoni.

Mike Richard Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu në presidencën e Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70-të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga 2018 deri në 2021.