Kundër Gjermanisë do të nisin nga e para. Pas humbjes së qartë në ‘Superfinalen’ ndaj Argjentinës, që me pranimin e vetë trajnerit shënoi fundin e një cikli, Italia rinis nga Liga e Kombeve, nga ndeshja me Gjermaninë, me një formacion shumë ndryshe nga ai me të cilin triumfoi në Wembley një vit më parë. Në fakt, gjashtë titullarë të të kaltërve janë kthyer në shtëpi nga tekniku Mancini: Bernardeschi, Chiellini, Emerson, Insigne, Jorginho dhe Verratti largohen nga grumbullimi i ekipit kombëtar në Coverciano, ku pjesa tjetër e grupit po vazhdon të stërvitet në funksion të ndeshjes të së shtunës në Bolonjë.

“Duam të ndryshojmë pas kësaj ndeshje dhe do ta bëjmë. Do të lëmë dikë të shkojë me pushime”, deklaroi trajneri pas ndeshjes kundër Albiceleste dhe fjalët e tij u pasuan menjëherë nga faktet edhe pse, siç e pranoi vetë Mancini: “Kjo do të jetë më e vështirë se në vitin 2018. Të gjithë duhet ta dimë se na presin mbrëmje të tjera si kjo, sepse nuk do të jetë e lehtë të krijosh një ekip konkurrues, të aftë të na japë menjëherë gëzim dhe kënaqësi. Do të duhet të përpiqemi ta bëjmë këtë shpejt dhe të mundohemi që të rinjtë të mësojnë shpejt. Sepse shumë prej tyre nuk luajnë as në Serie A. Duhet të gjejmë zgjidhje dhe të bëjmë sa më pak gabime të jetë e mundur.”

 

JA LISTA E LOJTARËVE PËR NDESHJET E NATIONS LEAGUE:
Portierë: Cragno, Donnarumma, Meret
Mbrojtës: Di Lorenzo, Florenzi, Lazzari, Acerbi, Bastoni, Bonucci, Spinazzola
Mesfushorë: Barella, Cristante, Frattesi, Locatelli, Pessina, Tonali
Sulmues: Belotti, Gnonto, Pellegrini, Politano, Raspadori, Scamacca