Angela Martini është një personazh shumë i komentuar në showbizin shqiptar, pavarësisht se prej vitesh është zhvendosur në Amerikë.


Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 600 mijë njerëz në Instagram, publikon imazhe e video të ndryshme.

 

Ajo kësaj radhe ka shpërndarë disa foto atraktive, ndërkohë që ka pozuar nga shtrati duke vënë në pah linjat trupore.

 

E njëjta është shfaqur e veshur me një fustan ngjyrë portokalli dhe ka bërë që të përflitet për fizikun e tonifikuar.

“Duke u ndjerë pak më keq sonte”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

 

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë përkrah imazheve, ndonëse shpesh i provokon nvdjekësit.

Angela këtë kohë ka qenë më e fokusuar në jetë private, pasi muaj më parë u bë nënë e një djali.