Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se 83 mijë votat e shpallura të pavlefshme gjatë procesit të numërimit duhet të hetohen me pamjet filmike duke theksuar se mund të lëvizin edhe mandate në disa qarqe. Meta komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për nisjen e procedurave për shkarkimin e tij duke deklaruar se këto janë shashka që synojnë të largojnë vëmendjen nga çështjet e krimit zgjedhor.

Në një konferencë për shtyp, Meta e konsideroi deklaratën e Ramës “shashkë” që përpiqet të largojë vëmendjen nga 88 mijë vota të pavlefshme që sipas Metës duhet të hetohen, pasi aty luhen disa mandate. Ai theksoi se do të jetë President deri më 24 korrik të vitit 2022.

“Tani të përqendrohen në këtë çështje. Është e rëndësishme të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Një qytetar që shkon të votojë, rri në orë të tëra në radhë dhe ajo i del e pavlefshme për shkak të marifeteve dhe kalkulimeve kjo është e pafalshme dhe nuk duhet të ndodhë më.