“Unë kurrë nuk kam folur për një lojtar që nuk është i Real Madrid dhe nuk do ta bëj kurrë. Ne i respektojmë vendimet, por për ne është e qartë se çfarë duhet të mendojmë: të përgatitemi mirë për finalen”. Carlo Ancelotti likuidon kështu argumentin Mbappe, i cili refuzoi ofertën e merengues dhe vendosi të rinovojë kontratën me PSG-në, në rastin e ditës së medias të organizuar nga UEFA, në kuadër të aktit të fundit të Champions League, të planifikuar për të shtunën më 28 maj, në Paris, kundër Liverpool.

“Në rast suksesi, do të isha i pari që do të fitoja katër Champions, por e di shumë mirë se gjithçka mund të ndodhë në një finale – vazhdoi Ancelotti -. Nuk jam i fiksuar. Gjëja më e rëndësishme është të mendosh ditë pas dite, të përgatitesh për ndeshjen. Për rekordet individuale, kur të resht së bëri trajnerin do të mund të them se kam fituar katër Champions League, por tani, nuk është se jam i fiksuar pas kësaj. Aspak.”

Tekniku i Blancos e di mirë si përjetohet presioni në finale të tilla: “Dhoma e zhveshjes është mirë. Shumë prej tyre do të luajnë finalen e pestë. Nuk kam pse t’u shpjegoj asgjë këtyre lojtarëve, skuadra është më e përgatitur se të gjithë për të luajtur këto ndeshje. Nëse është më speciale kjo apo finalja e 2014? Nëse duhet të krahasojmë vigjiljen e 2014 me këtë, ishte ndryshe. Kishte më shumë presion se kjo. Real Madrid nuk kishte fituar prej kohësh, ishte pothuajse një obsesion. Real Madridi tani është i motivuar, por me më pak obsesion, kjo mund të na japë një avantazh”, shpjegoi italiani.

Liverpool dhe Ancelotti, duket një sfidë e pafund dhe tekniku i merengues i kujton me kënaqësi. “Ne jemi takuar shumë herë. Në vitin 1984 u dëmtova dhe ishte një tragjedi që humba finalen në Romë. Ishte një tragjedi edhe në 2005. Unë u hakmora në 2007 dhe tani përsëri … – pranoi Ancelotti – Është një klub që unë e respektoj shumë. Për më tepër ma kërkojnë miqtë e mi të Milanit të fitoj, që Reds të mos i arrijnë në shtatë Champions League”.