Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Salianji është dënuar me 50000 lekë gjobë për fyerje ndaj Evi Kokalarit. Deputeti demokrat, gjatë një interviste televizive, e cilësoi aktivisten si ‘skizofrene’ dhe njeri pa përfaqësim.

‘Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot. Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD.’, shprehej asokohe Salianji.

Evi Kokalari e paditi atw për shpifje por gjykata e hodhi poshtw kwtw akuzw duke e dwnuar deputetin vetwm pwr fyerje.

Këtë të premte gjykata e ka shpallur fajtor për fyerje deputetin. Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar dhe Kokalari e cila shkruan se i është mirënjohëse trupës gjykuese ndërsa paralajmëron figurat politike mos të bëjnë sulme të tilla që tejkalojnë çdo normë.