Bashkia e Pukës bëhet institucioni i parë në vend që vendos kusht për administratën vaksinën ose tamponin. Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka marrë vendimin që punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit. Gjonaj thotë se kush nuk vaksinohet çdo javë duhet të sjellë rezultatet e tamponit.

Gjithashtu bashkia Pukë ka marrë vendim për rikthimin e dezinfektimeve masive në qytet dhe institucione. Shkak për këtë vendime është rritja e numrit të të infektuarve gjatë ditëve të fundit.