E marta e zezë, reagon PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm tеrror, frikë dhe vrasjе

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë të rendit në vend, ku gjatë ditës së sotme kanë ndodhur tre vrasje, një atentat me tritol, një i ri që sapo kishte dalë nga puna, u përplas për vdekje nga një i dehur që udhëtonte me 200 kilometra në orën me një makinë Porsche në mes të Vlorës. Në qëndrimin e saj, PD shprehet se, “në shtetin e Ramaduros ka vetëm vrasje, terror dhe frikë”.

“Dita e sotme është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’.

Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që të drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi.

Në të njëjtën kohë ne ngremë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik.

Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat. Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje” – thuhet në deklaratën e PD-së.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top