Kryetar i Partisë Inovative dhe deputet, Öztürk Yılmaz, u sulmua ditën e sotme me thikë në zyrën e tij. Öztürk është dërguar në spital, ndërsa autori është në kërkim. Öztürk u godit me thikë nga personi që erdhi në zyrë për ta takuar. Öztürk, mori dy plagë në këmbën e djathtë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Tashmë kanë nisur përpjekjet për kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes është larguar.