Eugena Tomini është emëruar zv.ministre e Shëndetësisë. Vendimi për kalimin e shefes së shërbimit të epidemiologjisë në ISHP si zëvendës ministre është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashmë në fletoren zyrtare.

Tomini nuk ka zëvendësuar asnjë prej zv.ministrave aktualë, por i shtohet ekipit aktual të ministres Ogerta Manastirliu. Tre zëvendës ministrat e tjerë janë Mira Rakacolli, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri.