Një banesë është përfshirë nga flaket në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malesinë e Madhe. Sipas të dhënave zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje.

Zjarri është përhapur me shpëjtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, 50 vjeç cili si pasojë e plagëve të marra nga zjarri ka ndërruar jetë në spital.

Viktima po qëndronte në banesën e komshiut të tij.

Grupi hetimore i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të zjarrit.