Dy persona kanë vdekur dhe 783 të tjerë janë infektuar me koronavirus, bëri të ditur më 17 gusht Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Sipas njoftimit, rastet e reja dolën pas testimit të 2.473 mostrave, apo 31.66 për qind e testimeve rezultuan pozitivë për sëmundjen COVID-19. Numri i infektimeve është më i lartë krahasuar me një ditë më parë, kur u regjistruan 413 raste.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 952 persona. Ndërkaq, raste aktive janë 5.561.