Presidenti aktual Ilir Meta është takuar me presidentin e ri të zgjedhur nga Partia Socialiste, Bajram Begaj. Takimi mes tyre po mbahet në ambientet e Pallatit te Brigadave. Ka qenë vetë Meta ai që ka postuar një foto me Begajn, ku të dy pozojnë krah njëri-tjetrit. Mes të tjerash presidenti ka bërë me dije se ka uruar Begajn për detyrën e re.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, shkroi Meta në një postim të shkurtër në Facebook.