Napoli magjeps dhe i përgjigjet Milanit. Në ndeshjen që mbylli javën e 10 të Serie A, skuadra e Spallettit mposhti 3-0 Bolonjën dhe arrin kuqezinjtë në krye të tabelës me 28 pikë. Në Maradona gjithçka ishte e lehtë për të kaltrit. Fabian Ruiz (18′) zhbllokoi ndeshjen me një të majtë precize nga hyrja e zonës, ndërsa më pas ngrihet në katedër Insigne, i cili rrumbullakosi rezultatin me dy penallti (41′ dhe 62′) duke mbyllur ndeshjen.

Skuadra e Spalletti (në tribunë sepse ishte i skualifikuar, në vend të tij ishte asistenti Domenichini) pati nevojë për dicka më tepër se një orë efektive për të dominuar emiljanët. Në fillim një e majtë e mrekullueshme e Fabian Ruiz në hyrje të zonës, pastaj dy penallti të shënuara nga Insigne (prekje me dorë e Medel e faull i Mbaye, të dyja për të ndalur Osimhen) shënojnë rezultatin përfundimtar.