Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi votimin për president, pasditen e së shtunës. Kreu i PD tha se procesi nuk do të bojkotohet, ndërsa theksoi se vota e demokratëve do të jetë kundër çdo kandidati të propozuar nga PS.

Ndër të tjera, Berisha ka komentuar edhe emrin e gjyqtarit Ardian Davorani, i cili është lakuar në media si kandidat për presidentin e ri. Kryedemokrati gjykatësin duke thënë se simbolizon korrupsionin dhe konfliktin e interesit.

“Presidenti nuk zgjidhet këtu për një shtet të SHBA apo një shtet tjetër, zgjidhet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse ka një gjykatës që simbolizon korrupsion dhe konfliktin e interes më shumë se kushdo tjetër që unë njoh në drejtësi është Dvorani i partisë”, tha Berisha.