Images

 

Pa kaluar ende 24 orë, një tjetër shpërthim ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Mëngjesin e sotëm makina e drejtorit të Burgut të Fushë-Krujës ka shpërthyer në ecje e sipër.

Policia e Durrësit sqaron se makinës tip Opel me targa AA654As e cila drejtohej nga  Arben Suloj i ishte vendosur eksploziv.

40 vjeçari  është dërguar fillimisht në spitalin e Durrësit më pas është transportuar drejt  Tiranës pasi ka dëmtime në shtyllën kurrizore.

Shpërthimi mëngjesin e sotëm
Shpërthimi ndodhi rreth orës 07.45 , të 19 janarit 2015 në  ambientet e Autoritetit Portual, në dalje të Hyrje 1 dhe në drejtim të hyrjes për në hyrjen 4. Nga të dhënat paraprake dyshohet se lënda eksplozive është vendosur gjatë orëve të natës poshtë makinës.

Makina u përplas me një tabelë
Siç duket edhe nga pamjet, pas shpërthimit Arben Suloj ka humbur kontrollin dhe mjeti  është përplasur me një shtyllë të  sinjalistikes.

Ngjarja ka ndodhur brenda  portit të Durrësit, dhe mendohet se Suloj kishte dalë në mëngjes dhe ishte nisur drejt punës