Në qytetin e Durrësit vijon edhe pas afro një viti e gjysmë  shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.Ditën e sotme është rrëzuar përtokë një pallat i dëmtuar që ndodhet në lagjen nr. 5 të qytetit bregdetar pranë stadiumit “Niko Dovana”.

Tërmeti i afro dy viteve më parë ka qenë një ndër më shkatërruesit në vendin tonë duke lënë pas shumë viktima dhe shumë dëmë në të mira materiale.