durres_policia_1051
Një tjetër rast është denoncuar nga një burrë për braktisje nga bashkëshortja. Ngjarja këtë herë ka ndodhur në Shijak, ku shtetasi A.S., 40 vjeç ka bërë kallëzim penal në polici, pasi në datën 10 gusht, gruaja e tij me iniciale E.S, 26 vjeç, banuese në fshatin Manëz, është larguar nga shtëpia në drejtim të paditur dhe nuk është kthyer më. Sipas policisë, ende nuk dihen arsyet e largimit të gruas nga shtëpia.
Menjëherë pas denoncimit, policia e Durrësit ka nisur kërkimet për shtetasen e zhdukur.

Për më shumë, mund të lexoni më poshtë..