elektricisti_1_8593
Një punonjës i OSHEE në qytetin e Durrësit ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 47-vjeçari A. I., banues në lagjen nr.15 në Durrës, ishte duke punuar në shtëpinë e shtetasit R. M., 48 vjeç, ku për shkak të pakujdesisë, punonjësi i OSHEE-së, ka rënë në kontakt me tensionin e energjisë elektrike. Ai është dërguar menjëherë në spital, por 47-vjeçari ka humbur jetën. Nga hetimet paraprake të policisë, rezulton se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.