Në Durrës, 2700 anëtarë të Partisë Demokratike janë thirrur të shprehin me votë vullnetin e tyre në referendumin e anëtarësisë, për ratifikimin e shkarkimit të kryetarit Lulzim Basha.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08.00 në hollin e teatrit të Durrësit, ku janë vendosur 2 qendra votimi. Për t’u ardhur në ndihmë anëtarëve të PD-së në Sukth, Manëz dhe Ishëm është ngritur dhe një qendër tjetër pranë një lokali në Sukth.
Ndërkohë rreth 800 anëtarët e degës së Shijakut janë thirrur të votojnë në dy qendrat e ngritura pranë shtabit qendror të partisë te 4 Rrugët.
Dega Krujë numëron rreth 700 anëtarë, që do të votojnë në dy qendra votimi të ngritura një në Thumanë dhe një në Krujë. Në Krujë e Thumanë votohet në lokale, ambiente të marra me qira.
Ndërkohë dega e Fushë-Krujës me afro 850 anëtarë po e zhvillon votimin në selinë e degës.