“Komplimente se jemi të tretët, barazimi me Poloninë mund të na çonte në play off, por mbetet fakti që kemi bërë një rrugëtim të madh, erdhëm në ndeshjen e fundit që kishim vështirësi. Dukej sikur e dikush e kishte me ne për atë që ndodhi, por morëm 18 pikë dhe mendoj se është një rezultat i madh. Bravo djemve”. Edoardo Reja është i kënaqur me pikët dhe vendin e tretë, ashtu si është normale në fakt të jetë, pavarësisht se vazhdon ti djegë humbja me Poloninë e diktuar nga shumë infektime me Covid. Humbja e thellë 5-0 me Anglinë ishte pikë që shkaktoi kritikat e forta, edhe mbi teknikun, që është kthyer të bëjë llogaritë: “Ka pasur kritika, e dinim që ishte shumë e vështirë dhe gjithsesi fituam se kemi 18 pikë. Ndërsa Hungaria nuk ishte aq e lodhur derisa mundi Poloninë. Nuk duhet të heqim dorë, në rrugëtimin tonë e kemi bërë mirë. Sot nuk ishte e lehtë, të luash kundër Andorrës është vështirësi edhe për të tjerët, mbyllet mirë. Nuk konkretizuam për fat të keq, nuk e futëm topin në rrjetë”.

Në lidhje me kontratën, që skadon në 22 qershor 2022, tekniku nuk është fare i shqetësuar, duke treguar madje se presidenti Duka i ka ofruar kontratën deri në 2024, por vetë tekniku ka kërkuar një më afatshkurtër, duke qenë se është 76 vjec: “Kam edhe një vit kontratë se kemi nënshkruar deri në fund të 2022. Kam një akord me federatën, por sipas meje varet nga federata dhe objektivat. Jam në dispozicion, mendoj se kemi bërë gjëra të mëdha, në dy vite mes vështirësive. Kemi bërë te debutojnë disa djem, mendoj se kanë qenë 45-46 lojtarë, jemi në kërkim se federata tha që duhej të rinovonte ekipin. Kemi gjetur lojtarë të rinj interesantë, si edhe me U21. Sipas meje kemi bërë një detyrë shumë të mirë. Detyra ime dhe e Federatës ishte të bëja gati ekipin për Europianin. Nëse do të jem, do të vazhdojmë, nëse jo, gjithsesi do të them se tavolinën e kemi lënë të shtruar. Skuadra është përgjigjur mirë dhe ka cilësi për të qenë optimistë për të ardhmen” përfundoi Reja.