Dua Lipa është një nga emrat më në zë të muzikës në mbarë botën. Sukseset e saj nuk kanë të ndaluar dhe javë pas jave ajo shënon një arritje të re në karrierë, duke e ngritur akoma më lart emrin e saj në industri.
Së fundmi Dua Lipa ka zbuluar e emocionuar se është nominuar në një tjetër event mjaft të rëndësishëm të muzikës. “iHeartRadio” ka zbuluar sot nominimet dhe Dua ka marrë 5 të tilla. Këngëtarja me origjinë shqiptare është nominuar në kategorinë “Artisja femër e vitit”, “Kënga e vitit” (për Don’t start now), Videoklipi më i mirë (për Don’t Start Now), Teksti më i mirë “ (Për Don’t Start Now), Koreografia më e mirë në videoklip (për Physical).

Gjithashtu para disa javësh ajo mori tre nominime për “Brit Awards 2021”. Dua ka njoftuar se është nominuar tre herë, konkretisht në: ”Female Solo Artist”, ”British Single (Physical)”, ”Mastercard Album of The Year”. Lajmin e madh e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.
”3 Nominime!!!! Faleminderit @brits. Mezi po pres të ju shoh të gjithëve atje”, shkroi Dua.
Dua do të jetë e pranishme gjithashtu si e ftuar speciale në “Brit Awards” për të performuar.