Së fundmi,këngëtarja Dua Lipa ka zbuluardatat e turneut botëror të vitit 2022, “Future Nostalgia”.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, Dua është shprehur e entuziazmuar për njoftimin e turneut dhe treguar për fansat se bashkë me të do të performojnë edhe disa këngëtarë të njohur si: Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai.” Më në fund po ndodh! Ne kemi lançuar datat për turneun “Future Nostalgia” në Amerikë. Jam shumë e entuziazmuar t’ju shoh atje dhe po sjell edhe grupin e vajzave me vete, Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai. Biletat në shitje të premten në ora 12 sipas kohës lokale”, ka shkruar Lipa në postim. Ndërkohë, javën e kaluar ,këngëtarja lancoi versionin ‘remix’ të  këngës “Cold Heart” në bashkëpunim me Elton John.