Prej disa ditësh tashmë, Dua Lipa po shijon pushimet e verës në brigjet shqiptare së bashku me familjen e saj.

Pas një vizite në plazhin e Drynmades Inn ata u ngjitën për të vizituar pjesën e fshatit turistik të Dhërmiut. Një fshat ky, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe një nga fshatrat më të bukur të Shqipërisë.

Këngëtarja me famë botërore së bashku me të afërmit e saj darkuan në një prej resorteve të sapo hapura, “Zoe Hora”.

Ne restorant ata kanë shijuar disa nga ushqimet më të shijshme të detit.

Në foto duket se ylli i muzikës pop po shijon këtë darkë nën dritën e hënës, larg zhurmës dhe nën një atmosferë të ngrohtë pranë të dashurve të saj.

“Zoe Hora” është një investim i madh i vendosur në zemër të fshatit të Dhërmiut dhe pritet të tërheq vizitorë nga e gjithë bota për unikalitetin e tij.

Ky eshtë restoranti i parë që hapet në fshatin turistik, me një infiniti pool, dhe një pamje mbreslënëse të detit Jon.