Këngëtarja e famshme nga Kosova, Dua Lipa ka marrë një dhuratë të veçantë ditën e djeshme nga legjenda e Liverpool, Jamie Carragher. Ky i fundit i ka dhuruar fanellën e ish-klubit të tij me numrin 1, transmeton .


Ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher tani analist për ndeshjet e futbollit dje përmes llogarisë së tij në Twitter ka publikuar një fotografi së bashku me këngëtaren, Dua Lipa dhe babain e saj, Dukagjin Lipën.

 

Ai shihet se i ka dhuruar një fanellë të ‘The Reds’, ndërsa në postimin e tij ka shkruar: ”Mundësitë….”. Duke lënë në mëdyshje nëse kosovarja tani është bërë tifoze e klubit anglez.

 

 

 

Kujtojmë se kënga e famshme e Dua Lipës ‘One Kiss’ këndohet gati në çdo ndeshje të tifozëve të Liverpoolit. Por, përveç tyre tifoz i zjarrtë i kësaj kënge është edhe trajneri i tyre, Jurgen Klopp.

Kurse kosovarja kishte performuar edhe në finalen e Uefa Champions League të vitit 2018, ku Liverpool ishte përballur kundër Real Madrid dhe kishte humbur me rezultat 3-1. /gazetametro.net