Dua e tha vetë! Ajo është beqare dhe tashmë bien poshtë të gjitha dyshimet për një lidhje dashurie mes saj dhe Trevor Noah.
Për iHeart Radio ajo tha se nuk ka qenë në një romancë për një kohë të gjatë.
“Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë. Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jesh vetëm dhe mendoj vetëm për veten time dhe jam pakëz egoiste.”-tha këngëtarja me famë botërore.
Prej vitesh Dua Lipa e ka afirmuar veten si një divë e pop-it në muzikën botërore dhe vijon të korrë sukses pas suksesi.
3 herë fituesja e çmimit “Grammy” ka hyrë në historinë e platformës Spotify” pasi albumi i saj “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams”. Kështu ajo bëhet artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.
Lajmin e ka dhënë vetë artistja duke ndarë një postim në Instagram ku shkruhet: “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams” në Spotify.
Ajo është artistja e parë femër në histori, albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.