Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka njoftuar për vendimin e parë që ka marrë si kryeministër i vendit.

Ai në Facebook ka paralajmëruar se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jenë të hapura për publikun.

“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, ka shkruar Abazoviç.

Dritan Abazoviç u zgjodh dje kryeministër i Malit të Zi. Ai është kryeministri i parë shqiptar i këtij vendi./Express