tom-doshi1-1024x757

Deputeti socialist Tom Doshi pasi përfundoi kafen me kolegun Mark Frroku, ka shmangur pyetjen e gazetarëve se cfarë bisedoi me të. Por Doshi deklaroi se disponon videot e aeroportit të Hanoverit në Gjermani, ku sipas tij shfaqet Spartak Braho dhe Nard Koka qe takohen me vellanë e Fation Skënderit. Sipas Doshit, këto video duhet që Prokuroria e Krimeve të Rënda t’i marrë zyrtarisht.

I pyetur sërish nga gazetarët se cfarë bisedoi me Frrokun, Tom Doshi ka ironizuar duke përdorur frazën e Ilir Metës në parlament : Me qetësi, me dashuri!

Në hotel “Sheraton”, ku Doshi dhe Frroku pinë kafe, u pa të hynte edhe gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha. Ky i fundit, sic mëson Lapsi.al, ka pyetur personelin se ku qëndronte deputeti Tom Doshi.  Një ditë më parë, vetë Doshi në Facebook deklaroi se segmente të shtetit dhe Ilir Metës po përpiqen për manipulimin e së vërtetës.