tom-doshi1-1024x748_2

Deputeti socialist Tom Doshi i ka bërë sot një kërkesë kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, për administrim provash të tjera nga Gjermania, Italia dhe Zvicra, lidhur me dosjen e cila është nën hetim nga organi i akuzës. Doshi kërkon që të merren si provë, pamjet filmike të aeroportit të Hanoverit, ku sipas tij ka zbritur Spartak Braho dhe Nard Koka, për t’u takuar më vellanë e Fatjon Skënderit.

Sipas Doshit, vëllai i Fatjon Skënderit (Landi), e ka shoqëruar Brahon dhe Kokën për në takim me “Tonin”. Më tej Doshi denoncon, sipas tij përpjekjen e njerëzve të Ilir Metës dhe segmenteve të caktuara të shtetit, për të manipuluar të vërtetën. Deputeti i Shkodrës kërkon hetues të huaj për këtë cështje.

Më poshtë reagimi i plotë i deputetit Tom Doshi

Jam informuar nga burime te sigurta se Z. Spartak Braho, Kryetari i Komisionit te Sigurise se Kuvendit dhe shtetasi Nard Koka kane udhetuar ne daten 6 Mars per ne Hanover te Gjermanise per te takuar Fatjon Skenderin, sekserin e krimit ndaj dy deputeteve te Kuvendit, me qellime te qarta per te fshehur te verteten dhe shtremberuar drejtesine.

Keta persona jane pritur ne aeroportin e Hanoverit, mes ores 4 dhe 5 mbasdite, nga vellai (Landi) i Fatjon Skenderit, kane hipur ne makine se bashku dhe jane larguar per ne takim me Fatjon Skenderin.

Kerkoj te administrohen zyrtarisht si prova per hetimin filmimet e aeroportit te Hanoverit, te cilat mund te merren zyrtarisht prej autoriteteve te shtetit Gjerman. Keto filmime do te provojne dhe njehere perpjekjet e njerezve te Ilir Metes per fshehjen dhe manipulimin e te vertetes.

Kam bindjen e plote se segmentet e shtetit jane perpjekur dhe vazhdojne te perpiqen per te fshehur te verteten dhe shtremberuar drejtesine. Nuk jane pa vlere dhe provat e bera publike se Fatjon Skenderi ka hyre dy here ne kufirin shqiptar ne piken kufitare te Kakavijes, ne kohen kur ishte i kerkuar nga policia per akuza kriminale te renda.

Perseris edhe njehere me kete rast kerkesen time per pjesemarrjen e hetuesve nderkombetar ne keto hetime, ne menyre qe hetimet te pershpejtohen dhe te plotesohen edhe me provat qe duhen marre nga Gjermania, Zvicra apo Italia.

Ju falenderoj per mirekuptimin.