Në “Signal Iduna Park” do të luhet klasikja e 124-t e futbollit gjerman, një përballje mes dy peshave të rënda të futbollit si Borussia Dortmund dhe Bayern Mynih, të cilat nuk e kanë nisur në mënyrën e duhur sezonin dhe vijnë në këtë takim me pikë të barabarta, 15 secila.


Pritet të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme në Bundesliga, me dy skuadrat që kanë dhuruar gjithmonë spektakël, shkruan GB.

Prej kohësh Borussia shihet si ekipi i vetëm që mund të thyejë hegjemoninë e Bayernit, pasi këta të fundit kanë fituar 10 tituj kampion radhazi, megjithatë vlen të theksohet se verdhezinjtë nuk fitojnë një ndeshje ndaj bavarezëve që prej gushtit të 2019-ës, duke humbur plot 8 përballje radhazi.

 

Ky takim luhet në ora 18:30 dhe këto pritet të jenë formacionet e sfidës:

 

Dortmund: Kobel, Meunier, Sule, Scholtterbec, Guerreiro, Brandt, Bellingham, Ozcan, Malen, Hazard, Moukoko.

Bayern Munich: Neuer, Davies, Upamecano, De Ligt, Pavard, Kimmich, Sabitzer, Sane, Musiala, Gnabry, Mane.