Aventura te PSG nuk po shkon siç e kishte planifikuar dhe pak muaj pas transferimit nga Milani në Paris, Gigio Donnarumma ka pranuar për herë të parë të vërtetën e tij të pakëndshme: “Të qendroj në pankinë më bën keq, më bezdis rivaliteti me Navas”. Portieri i datëlindjes 1999 alternohet mes shtyllave nga Pochettino, por për momentin ai ka luajtur vetëm 7 nga 17 ndeshje: “Situata do të zgjidhet shpejt, jam i bindur”.

Në verë ai u largua nga Milani me parametër zero për një aventurë të re profesionale, një skenë si protagonist në ekipin e ëndrrave të krijuar nga PSG dhe shansin për të fituar Ligën e Kampionëve. Megjithatë, disa muaj më vonë, Donnarumma jo vetëm që aktualisht fiton më pak se sa i kishin propozuar kuqezinjtë (me mundësi rritjeje), por mbi të gjitha luan shumë më pak se sa pritej, i bllokuar në alternim me një tjetër portier të nivelit si Keylor Navas.

Dy paraqitje në Champions League me vlerën e penalltive të pritura kundër Leipzig dhe pesë (nga 13) në Ligue 1, shumë pak për titullarin e Italisë: “Te Milan isha mësuar të luaja gjithmonë nga fillimi dhe nuk është e lehtë – komentoi ai TNT Sports – Rivaliteti me Navasin më bezdis, por nuk ndikon në performancën time. Ndonjëherë të jem në pankinë më dhemb, por situata do të zgjidhet”.