Përveç humbjes së zgjedhjeve, dukej se Trump po humbte edhe në jetën private.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se bashkëshortja e tij Melania është gati për divorcin.
50-vjeçarja është duke bërë gati stafin juridik për të nisur procedurat dhe mësohet se ajo do të kërkojë që djali i tyre 14-vjeçar të marrë një pjesë të barabartë të pasurisë së Trump.
Melania dhe Trump kanë pasur prej kohësh probleme në martesën e tyre, mirëpo e vetmja arsye që ajo nuk kishte kërkuar divorcin ishte në mënyrë që të mos ndikonte negativisht gjatë zgjedhjeve për president.

Por, duket se asgjë nuk është e vërtetë, pasi mikesha e Melania-s ka treguar të kundërtën.
“Isha në makinë me të dhe po vinim nga New York-u. Donald ishte në një ndeshje, e telefonoi dhe e pyeti për diçka. Ajo është telefonata e parë e tij. Ai do aprovimin e saj për çdo gjë. Melania i tregon atij si duhet të jetë, por nga ana tjetër edhe e vlerëson për punën që bën. Kam vënë re se ata shihen me njëri-tjetrin me pasion. Ndryshe nga sa thuhet në media, ata kanë një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin. Diskutojnë hapur për çdo gjë. Unë nuk i kam dëgjuar një herë të zihen”-tregoi Stephanie Winston në “Hollywood Life Podcast”
Gjithashtu, e pyetur për rastet kur Melania është parë në publik duke refuzuar të kapë për dore partnerin, Winson theksoi se “Ata kanë një qëllim për çdo gjë që bëjnë”.