Partia Demokratike do të mbajë zgjedhje për kryetarin më 13 qershor. Këshilli Kombëtar ka miratuar propozimin e Kryesisë për datën e zgjedhjeve si dhe përbërjen e komisionit zgjedhor. Mësohet se asnjë anëtar nuk votoi kundër datës 13 qershor që u propozua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Deri më tani kandidatë të shpallur për kryetar janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli, teksa të tjerët do të kenë kohë nga 16 maji deri më 22 maj. Fushata do të mbahet nga 24 maji deri më 11 qershor kurse më 13 qershor demokratët votojnë sipas parimit “një anëtar, një votë” për kryetarin.

Komisioni Zgjedhor do të ketë në krye Jemin Gjatën dhe anëtarë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani. Ndërkohë anëtar zëvendësues do të jetë Çlirim Gjata dhe ndihmës Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri.