cia_3
Autori i romaneve antologjike serbe “Rrënjët” dhe “Koha e Vdekjes”, kishte marrë një ftesë urgjente që të shkojë në Londër. Por sapo kishte arritur atje dhe e kishte kuptuar për çfarë ishte ftuar, nuk kishte mundur t’u besojë veshëve.

Kështu ka ndodhur me Dobrica Qosiçin, shkrimtarin dhe ish-presidentin e parë të Republikës Federative të Jugosllavisë.

Në fakt, as që e kishte ditur se çfarë do t’i ndodhte me rastin e rënies së murit të Berlinit dhe trazirave të mëdha në Evropë, në fund të viteve ‘80 dhe në fillim të viteve ‘90.

Ja çfarë i kishte ndodhur Qosiçit gjatë atyre muajve të çuditshëm. Ngjarja fillon me kërkesën urgjente për të shkuar në Londër.

“Njëzet ditë pas vdekjes së Titos, më ka telefonuar botuesi im nga Amerika, Ëilliam Jovanoviç, i cili e kishte botuar “Kohën e Vdekjes” në gjuhën serbe dhe angleze, duke më thënë se urgjentisht duhet të udhëtoja për në Londër. U bëra gati dhe së bashku me bijën time, e cila e flet për mrekulli gjuhën angleze, shkuam në kryeqytetin anglez”, ka deklaruar Qosiç.

Ai thotë se atje ishte rezervuar tavolina për ata në hotelin “Claridge”, ku kanë qëndruar edhe Tito dhe mbretërit e pasur të naftës nga Arabia.

“Së bashku me Anën kemi shkuar në hotelin më normal. Nga aty e kemi njoftuar Jovanovicin, ku na kishte ftuar për drekë në “Claridge”. Dhe pas drekës ai më tha. Le të shëtisim pak nëpër Londër. Dolëm, dhe ai filloi të na i tregoi rrugët më të dendura të qytetit. Dhe duke buzëqeshur më tha diçka interesante. Që ta keni të qartë, unë jam përfaqësues i CIA-s dhe ua transmetoj porosinë e Andropovit dhe të qeverisë amerikane. Qeveria e Amerikës dhe ajo e Bashkimit Sovjetik, dëshirojnë që pas Titos të gjej zëvendësuesin. Janë dy kandidatë Millovan Gjillas dhe ju. Ata kanë ardhur në përfundim se ju jeni më i ri dhe jeni më i popullarizuar se Gjillas. Shërbimet amerikane dhe ato sovjetike, janë duke punuar rreth asaj që ju të zëvendësoni Titon dhe të merrni pushtetin në Jugosllavi. Mbeta i habitur, derisa bija ime u zbeh në kohën që po përkthente gjithçka që ai thoshte. E kam refuzuar ofertën e Titos dhe tani po e refuzoj edhe të tuajën, sepse unë nuk i kam ato aftësi. Si mund t’ju shkoj ndërmend që një shkrimtar plotësisht i pakualifikuar të mund të zëvendësoi Titon. Si mund të zëvendësohet Tito? Ju lutem zotëri Jovanoviç që për këtë të mos bisedojmë fare. Ju nuk keni pse të preokupoheni sepse të gjitha punët do ti kryejnë shërbimet. Ju vetëm duhet të pranoni dhe të veproni sipas rrethanave që ne i vlerësojmë. Do të punojmë edhe në atë që ju të fitoni çmimin Nobel për letërsi”, kishte shtuar Qosiç. /lajmi/