Ish kryeministri Sali Berisha ka mohuar edhe njëherë tërheqjen e tij nga gara për në krye të PD. Në një deklaratë për mediat në oborrin e Parlamentit, Berisha tha se grupi parlamentar është institucion i plotë operativ në PD ku mund të zhvillohet debati për bashkimin.

“Unë po takoj dhe një proces i mrekullueshëm po ndodh në bazë. Po takoj kryetarë që deri dje kanë qenë në takimin që patën me Bashën. Antëarësia dhe të gjithë janë me 6 marsin. Largimi im? Me bllof nuk luhet, me atë luan vetëm një dyshe që kalon nga një studio në tjetër. Grupi parlamentar të mblidhet, kemi një, nuk kemi dy.”, tha Berisha.