Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u takua ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në përfundim të takimit, Meta u pyet nëse Partia e Lirisë do të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit. Meta u përgjigj: “Gjithmonë në proteste kemi qenë”.

Takimi mes dy liderëve ka zgjatur rreth nje ore. në fokus përveç aksionit opozitar janë edhe zgjedhjet e 14 majit. Partia Demokratike aktualisht është duke zhvilluar procesin e primareve për te zgjedhur kandidatet per kryetar bashkie, proces i cili mbështetet edhe nga Partia e Lirisë.