Ndonëse para disa ditësh tha se nuk kishte humbur asnjë garë në jetën e tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët, ka pranuar dështimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në nisje të seancës së sotme parlamentare, kryedemokrati është shprehur se në PD ka nisur një reflektim i thellë për 6 Marsin ndërsa më tej u shpreh se do të mbajnë përgjegjësi të gjithë për humbjen.

Nuk dihet ende nëse Basha është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, pavarësisht se ai tha se do të bënte çdo gjë në të mirë të PD-së.

“Bëmë mbledhje për 6 marsin, do vazhdojmë me mbledhjen e kryesisë sepse padyshimm do marrim përgjegjësi, duke filluar nga unë i pari. Ne jemi në process vërtetimi dhe duhet të respektojmë njerëzit që kanë mendimet e tyre, është një process I thellë, me synim interesin më të mirë të demokratëve. Unë jam gati të bëj cdo gjë në interess më të mirë të PD-së! Por, duhet pak durim sepse ti paraprijmë ngjarjeve kur jemi në process reflektimi. Është domosdoshmëri, nuk kemi arritur akoma aty, është proces reflektimi. Po bëhet nami me naftën, dhe i pari i qeverisë ia ka mbathur në Dubai, procesi i reflektimit ka nisur dhe do të vazhdojë”, tha Basha.