Telenovela e lidhur me të ardhmen e Kylian Mbappé është futur në fazën e nxehtë. Siç raportohet nga ‘As’, sulmuesi pritet të enjten në Francë, ditë kur ai duhet të kthehet në stërvitje me shokët e tij të skuadrës. Për këtë rast, është planifikuar një takim me krerët e Paris Saint-Germain. Mbappé, që e ka kontratën në skadencë në qershor 2022, tashmë e ka bërë të ditur se ai nuk dëshiron të qëndrojë në Paris dhe shpreson që drejtuesit e klubit francez të vendosin ta shesin tani, për të shmangur humbjen e tij në një transferim falas pas një viti, edhe pse vullneti i tyre është që të rinovojnë kontratën e tij.

Për ta bindur, ata po përgatisin një merkato të nivelit më të lartë, siç demonstrohet nga ardhjet e Sergio Ramos, Donnarummas, Ëijnaldum dhe Hakimit. Një skuadër për të rrëmbyer Ligën e Kampionëve. Mbappé, megjithatë, po vazhdon përpara me planin e studiuar me Real Madrid, me të cilin ai tashmë ka një marrëveshje fjale: të presë pa e sforcuar situatën, me bindjen se PSG, herët a vonë, do të detyrohet të pranojë të paktën 150 milion nga merkato në dalje, në mënyrë që të mos pësojë ndëshkime në lidhje me Fair Play Financiar.