Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cila gjatë paradites pësojnë zhvillim duke sjellë shira të izoluar dhe të pakët në veri dhe pjesërisht qendër. Këto kushte të motit mbeten deri pasdite vonë kur reshjet e pakta përfshijnë gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 20°C.