Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e masave ajrore veriore, të cilat do të diktojnë mot të kthjellët por të ftohtë gjatë paradites. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku më të dukshme vranësirat do jenë në skajin juglindor duke rrezikuar reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -11°C deri në 7°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.