Kupa e Botës vjen sot me 4 ndeshje interesante.


Vëmendja e madhe do të jetë tek ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, shkruan GazetaBlic Sport.

 

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rivalizuar, duke marrë parasysh edhe gjendjen në tabelë, por edhe për faktin se dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri luajnë tek kombëtarja helvete.

 

Dyshja shqiptare e kishte mposhtur Serbinë në vitin 2018 dhe këtë gjë do të tentojë edhe sonte.

Brenda këtij grupi, Kameruni do të përballet poashtu me Brazilin, takim ky që luhet gjithashtu në ora 20:00.

Nga ora 16:00 do të zhvillohen ndeshjet e Grupit H, atje ku Gana, Korea e Jugut dhe Uruguai janë në garë për një vend që dërgon në fazën eliminuese, me Portugalinë që tashmë e ka siguruar kalimin tutje.